Ndërlidhjet

OKB zgjat mandatin e misionit në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar në mënyrë unanime për të zgjatur mandatin e misionit të OKB-së në Afganistan (UNAMA) edhe për një vit.

Vendimi erdhi pasi që i dërguari i OKB-së në Afganistan Jan Kubis raportoi mbi situatën para Këshillit të Sigurimit.

Ai iu tha anëtarëve të Këshillit se njerëzit e Afganistanit po e marrin fatin e tyre në duart e veta dhe njëzëri po kërkojnë fundin e luftës disavjeçare.

Trupat ndërkombëtare nën mandatin e NATO-s pritet të largohen nga Afganistani në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG