Ndërlidhjet

Uji, do bëhet shkak i konflikteve


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i ri i SHBA-së tha se në dekadat e ardhshme, çështja e ujit, si mungesa e tij dhe thatësirat mund të nxisin konflikte në mes të shteteve ose varfëria e kombinuar me udhëheqje të dobët mund të çojë në dështimin e shteteve.

Raporti që bazohet në dokumente të fshehta të inteligjencës amerikane, është publikuar të entjen dhe koincidon me Ditën Botërore të Ujit.

Po ashtu raporti tërheq vërejtjen se ka të ngjarë që pas 10 vjetësh “uji të përdoret si armë ose si objektivë e ardhshme terroriste”.

Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se “këto kërcënime janë reale dhe përbëjnë shqetësimë serioze për sigurinë”.

Ajo paraqiti një program të ri amerikan për menaxhimin e shpërndarjes së ujit me shtetet tjera.

Raporti nuk identifikon se cilat shtete janë të rrezikuara, por fokusohet në lumenjtë specifikë dhe limanet, si Tigri dhe Eufrati në Irak dhe Amu Daria në Azinë Qendrore.
XS
SM
MD
LG