Ndërlidhjet

Përleshje në Jemen, 29 të vrarë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Mediat dhe zyrtarët e Jemenit thanë se të paktën 29 njerëz janë vrarë në 48 orët e fundit në një sulm të përbashkët të forcave jemenase dhe amerikane ndaj militantëve të dyshuar të Al Kaidës në pjesën jugore të Jemenit.

Televizioni Al-Arabia, me seli në Dubai, tha se forcat qeveritare të Jemenit dhe anijet luftarake amerikane kanë bombarduar vendstrehimet që iu përkisnin militantëve afër Zinxhibarit, kryeqytetit të Abijanit.

U raportua po ashtu se në pjesë tjera të Jemenit, qeveria ka vrarë pesë radikalë që kishin lidhje me Al Kaidën.

Ndërkohë, dega e Al Kaidës në Jemen tha se ka vrarë një mësues amerikan, sepse ai po përhapte krishterizmin. Amerikani Xhoel Shrum ka vdekur të dielën.
XS
SM
MD
LG