Ndërlidhjet

logo-print

Rreth 1000 femra vriten për "të ruajtur nderin"


Raporti vjetor i HRCP-së

Raporti vjetor i HRCP-së

Të paktën 943 gra dhe vajza janë vrarë në Pakistan në vitin e kaluar, nën pretendimet se kishin fyer nderin e familjes.

Këtë e bën të ditur një raport i Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP).

HRCP raportoi se 791 vrasje në emër të ruajtjes së nderit kanë ndodhur në vitin 2010.

Në raportin vjetor për vitin 2011, grupi tha se 93 të mitura ishin në mesin e viktimave.
Në mesin e viktimave ishin shtatë të krishtera dhe dy gra të besimit hindu.

Shumica nga gratë e vrara akuzohej për “marrëdhënie të paligjshme”, rreth 200 për shkak se ishin martuar pa leje.

Shumica nga gratë janë vrarë nga vëllezërit ose burrat e tyre.

Disa nga vitkimat janë dhunuar, apo bandat i kanë dhunuar para se t’i vrisnin.

Me gjithë numrin në rritje të raportimeve për këto vrasje, HRCP lavdëroi parlamentin se ka miratuar ligjet që fuqizojnë të drejtat e grave.
XS
SM
MD
LG