Ndërlidhjet

"SHBA të ruajë praninë në Afganistan edhe më 2013"


Gjenerali Xhon Allen
Gjenerali Xhon Allen
Komandanti kryesor në Afganistan tha se Shteteve të Bashkuara do t’iu duhen “forca të rëndësishme luftarake” në vend në vitin 2013.

Komentet e gjeneralit të Marinës Xhon Allen vijnë pas thirrjeve për reduktim të forcave amerikane.

Ai i tha Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura se Shtetet e Bashkuara janë në rrugë të reduktimit të 23 mijë trupave deri në fund të shtatorit, për të lënë në vend 68 mijë ushtarë që do t’i luftonin militantët dhe do t’i trajnonin forcat afgane.

Presidenti Barak Obama po përballet me një presion të vazhdueshëm për të përshpejtuar tërheqjen, pas një dekade lufte atje.

Nën planin e shtyrë nga NATO dhe qeveria afgane, forcat afgane gradualisht do të marrin përgjegjësinë dhe shumica e trupave të huaj do të kenë shkuar në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG