Ndërlidhjet

UNMIK-u nuk do t'i organizojë zgjedhjet lokale serbe


Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif i është përgjigjur të enjten Beogradit se për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund të organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e UNMIK-ut, Tanja Kastël.

Qeveria e Serbisë përmes një letre të dërguar më 21 mars nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq, drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Farid Zarif, zyrtarisht i ka kërkuar UNMIK-ut që në përputhje me rezolutën 12 44 t’i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif ka përsëritur në letrën e tij përkushtimin e UNMIK-ut për promovimin e plotë të qeverisjes lokale demokratike në Kosovë.

Ndryshe, Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale me 6 maj.

Autoritetet e atjeshme kanë thënë se zgjedhjet lokale do të mbahen pjesërisht edhe në disa komuna të Kosovës, hap ky që është kritikuar si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG