Ndërlidhjet

"S'ka liberalizim pa sundim të ligjit"


Marnak gjatë një vizite në terren
Marnak gjatë një vizite në terren
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak tha se Kosova i ka vënë përpara disa synime të rëndësishme, si liberalizimi i vizave, por këto synime mund të arrihen vetëm nëse shënohen përmirësime në sferën e sundimit të ligjit.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Pejës.

“EULEX-i do të vazhdojë me ofrimin e mbështetjes, mirëpo rezultati përfundimtar do të varet nga vetë institucionet e vendit”, ka thënë ndër të tjera Marnak.

Misioni i EULEX-it është vendosur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 dhe ka mandat për të monitoruar, ndihmuar dhe këshilluar kosovarët në fushën e policisë, drejtësisë dhe doganave.
XS
SM
MD
LG