Ndërlidhjet

Kroacia ndalon naftën iraniane


Rafineri nafte në Iran

Rafineri nafte në Iran

Kroacia ka ndaluar blerjen, importin dhe transportin e naftës dhe të derivateve të naftës nga Irani.

Vendimin e ka marrë Qeveria e Kroacisë.

Me këtë hap, Kroacia i bashkohet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Iranit.

Irani akuzohet nga Perëndimi se po tenton të ndërtojë armë bërthamore, akuza këto që hidhen poshtë nga Teherani, i cili këmbëngul se programi bërthamor i tij ka vetëm qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG