Ndërlidhjet

Bejls do akuzohet për vrasjen e 17 afganëve


Robert Bejls gjatë një stërvitje në Kaliforni, gusht, 2011
Robert Bejls gjatë një stërvitje në Kaliforni, gusht, 2011
Rreshteri i ushtrisë amerikane Robert Bejls do të ngarkohet me 17 akuza për vrasjen e fshtaraëve afganë.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë një “zyrtar amerikan” të ketë thënë se akuzat kundër Bejlsit po ashtu përfshijnë gjashtë pika të vrasjes në tentativë, gjashtë akuza të sulmit të rëndë, braktisje të detyrës dhe shkelje të ligjit ushtarak.

Bejls akuzohet se e ka lënë bazën e tij në Afganistanin jugor në mëngjesin e hershëm të 11 marsit, ka shkuar në dy fshtara afgane dhe ka vrarë 9 fëmijë dhe shtatë të rritur, dhe në disa raste ka djegur trupat e tyre.
XS
SM
MD
LG