Ndërlidhjet

logo-print

Rusia humb durimin ndaj Asadit


Nga luftimet në Homs të Sirisë, mars, 2012

Nga luftimet në Homs të Sirisë, mars, 2012

Aleatëve më të fuqishëm të Sirisë duket se po iu humbet durimi me presidentin Bashar al Asad dhe qeverinë e tij.

Rusia dhe Kina, kanë bllokuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit, të cilat dënonin qeverinë e Asadit për dhunën ndaj protestuesve dhe Moska e Pekini vazhdimisht i kanë rikujtuar komunitetit ndërkombëtar se edhe forcat anti-qeveritare janë fajtore për gjakderdhjen.

Por, që të dy mbështetëset e mëdha të Sirisë, tani po i kërkojnë Asadit që të ndalojë luftimet dhe të nisë bisedimet me dikë që përfaqëson opozitën.

Rusia sërish ia kujtoi Sirisë nevojën për veprim të shpejtë.

Kreu i Komisionit për Politikë të Jashtme në Këshillin Federal të Rusisë, Mihail Margelov, tha se konflikti në Siri duhet të përfundojë dhe sipas tij është presidenti Bashar al Asad ai që duhet të ndërmarrë hapin e parë.
XS
SM
MD
LG