Ndërlidhjet

Kokaina, sëmundja e zemrës, shkaktarë të vdekjes së Hjustonit


Uitni Hjuston

Uitni Hjuston

Zyra e mjekut ligjor në Los Angjelos publikoi raportin mbi shkakun e vdekjes së këngëtares Uitni Hjuston.

Raporti thekson se këngëtarja 48 vjeçare ka vdekur si pasojë e zhytjes “aksidentale”.

Në raport theksohet se sëmundja e zemrës dhe kokaina mund të kenë luajtur një rol në vekjen e Hjustonit.

Zëdhënësi i Zyrës së mjekut ligjor Kreg Harvej tha se rezultatet japin indikacione se Hjuston ishte përdoruese kronike e kokainës.

Në hotelin ku u gjet e vdekur, janë gjetur edhe barna, por mjeku ligjor thotë se ato nuk kanë luajtur ndonjë rol në vdekjen e saj.

Hjuston është gjetur e vdekur, e zhytur në një vaskë në një dhomë hoteli më 11 shkurt.
XS
SM
MD
LG