Ndërlidhjet

Arratisen 17 persona nga një burg irakian


Pamje nga burgu në Dahuk, Irak
Pamje nga burgu në Dahuk, Irak
Një zyrtar i policisë irakiane tha se 17 persona që ishin në paraburgim kanë ikur nga një burg në një qytet verior.

Zëdhënësi i Policisë në Kirkuk Sarhat Kadir tha se 10 nga të arratisurit nga qendra e paraburgimit e Ministrisë së Brendshme ishin të burgosur që kishin lidhje me Al- Kaidën.

Kadir tha se të arrestuarit kishin ikur në agim nga një dritare e vogël duke përdour litarë të bërë nga batanijet.

Policia ka filluar ndjekjen e tyre.
XS
SM
MD
LG