Ndërlidhjet

logo-print

Vekariq: Limaj do të arrestohet nëse udhëton jashtë Kosovës


Bruno Vekariq

Bruno Vekariq



Zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar kundër tij për krime lufte.

“Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo ta lëshojë territorin e Kosovës”, ka thënë Vekariq për të përditshmen serbe “Blic”.

Ai ka thënë se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin “Kleçka”, për të cilin Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin “Kleçka”, duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia.
XS
SM
MD
LG