Ndërlidhjet

BE shqyrton sanksionet ndaj Sirisë, Iranit


Nga takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, Bruksel, 2011

Nga takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, Bruksel, 2011

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin në Bruksel pritet që të vendosin sanksione të reja ndaj regjimeve të Sirisë, Iranit dhe Bjellorusisë.

Diplomatët thanë se gruaja e presidentit sirian Bashar al-Asad, Asma, është në listën e 12 sirianëve që përballen me ndalim-udhëtim dhe ngrirje të aseteve në unionin 27 anëtarësh.

BE-ja tashmë ka vënë sanksione ndaj 150 njerëzve dhe kompaninve si reagim ndaj aksioneve të dhunshme të Asadit ndaj kundërshtarëve të regjimit.

Diplomatët thonë se ministrat e BE-së, po ashtu presin që t’i shtojnë 18 iranianë përgjegjës për abuzime në listën e zezë prej 61 personash që përballen me ndalim udhëtimi në BE dhe ngrirje të aseteve.

BE është e gatshme që të shtojë edhe 29 kompani dhe 12 individë në listën e zezë të 230 bjellorusëve si reagim ndaj shtypjes ndaj opozitës që po bën regjimi i presidneitt Aleksandër Lukashenko.
XS
SM
MD
LG