Ndërlidhjet

Emërohen njëmbëdhjetë gjyqtarë


Ilustrim
Ilustrim
Pas propozimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga emëroi njëmbëdhjetë gjyqtarë.

Gjyqtarët e emëruar janë: Hasan Sadiku gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, Mursel Ahmeti gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, Zehra Vërbovci gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, Hashim Qollaku gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, Naim Kurteshi gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, Rasim Behluli gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, Vahid Halili gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Driton Muharremi gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Hava Haliti gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Nenad Llaziq gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe Nexhmedin Sejdiu gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë bënë betimin para Presidentes Jahjaga.

Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve është identifikuar shpesh herë si problem kryesor në fushën e drejtësisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG