Ndërlidhjet

Papa nis vizitën në Amerikën Latine


Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti është nisur nga Roma për në Meksikë dhe Kubë, në atë që do të jetë udhëtimi i parë i tij në Amerikën Latine, që kur u vu në krye të Kishës katolike në vitin 2005.

Benedikt, që këtë muaj mbush 85 vjet, është mbështetur në shkop ndërsa ka ecur deri në aeroplanin e tij në aeroportin Leonardo da Vinçi të Romës.

Gjatë qëndrimit të tij në Meksikë, papa pritet të qëndrojë në shtetin qendror te Guanahuatos, duke hequr dorë nga Meksiko City për shkak të ndikimit që mund të ketë në shëndetin e tij, lartësia mbidetare prej 2420 metrash e qytetit.

Të dielën, papa udhëton në Kubën e udhëhequr nga regjimi komunist, ku zyrtarët thanë se pritet që ai t’i adresojë çështjet për të drejtat e njeirut, por nuk ka plan që të takojë disidentët kubanezë.
XS
SM
MD
LG