Ekipet speciale të zhytësve i kanë pastruar afro katër tonelata materie shpërthyese nga Liqeni i Ohrit, që është i mbrojtur si Trashëgimi Botërore e UNESKO-s.
“Atje kishte mina të paeksploduara, bomba dhe municione të ndryshme nga luftërat ballkanike në të 90-tat, Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, që ka paraqitur rrezik potencial për popullatën”, tha ministria e brendshme e Maqedonisë.
Liqeni i Ohrit me sipërfaqe prerj 358 kilometra katrorë, është liqeni më i thellë në Ballkan, me 288 metra.
Ai ndodhet në brezin kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe e ka një ekosistem unik, me më tepër se 200 specie.
Sipas zyrtarit për mbrojtje të ambientit në Maqedoni, Ekrem Zendeli, afro 23 mijë metra katrorë të liqenit, janë pastruat nga materjet eksploduese prej fillimit të operacionit, në vitin 2007.
Gjatë viteve nga Liqeni i Ohrit, që është atraksioni kryesor turistik në Maqedoni, janë pastruar 20 tonelata eksploziv.