Ndërlidhjet

Turqi: Dy të arrestuar për sulm kundër Ambasadës së Iranit


Pamje nga qyteti i Stambollit

Pamje nga qyteti i Stambollit

Mediat turke raportojnë se policia sot i ka arrestuar dy persona me prejardhje iraniane, pas një sulmi me bombë zjarri në Ambasadën e Iranit në Ankara.

Këta dy persona janë të dyshuar për hedhjen e koktejeve Molotov në kopshtin e Ambasadës.

Si pasojë e sulmit, ka shpërthyer zjarri, i cili ishte fikur nga personeli i Amasadës.

Nuk është raportuar për persona eventualisht të lënduar.

Raportet e pakonfirmuara thonë se të dy personat e kishin ndërmarrë këtë sulm, në shenjë të protestës kundër procesit të ngadalshëm të kërkesave të tyre për viza, nga ana e Ambasadës.
XS
SM
MD
LG