Ndërlidhjet

Medvedev: Perëndimi të ofroj alternativë ndaj sistemit raketor


Dmitri Medvedev flet në Konferencën për siguri në Moskë
Dmitri Medvedev flet në Konferencën për siguri në Moskë
Presidenti i Rusisë në largim, Dmitri Medvedev, tha sot se “po kalon koha” për perëndimin që të paraqes propozime të reja për ta siguruar pajtueshmërinë e Rusisë me mbrojtjen raketore në Evropë.

Zoti Medvedev, që në muajin maj largohet nga posti i presidentit, e në vend të tij vjen Vlladimir Putin, fitues i zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke folur në këtë temë në një konferencë për siguri në Moskë, tha se “jemi të gatshëm të diskutojmë ide alternative”, por është ankuar se perëndimi nuk ka ofruar asnjë ide të re.

Ai, mëtutjue, ka përsëritur se Rusia nuk ishte bindur nga argumenti i NATO-s se mburoja e propozuar raketore ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet eventuale nga vendet siç është Irani.

Zyrtarët e Rusisë kanë shprehur shqetësime se mbrojtja raketore e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund ta dëmtoj aftësinë mbrojtëse atomike të Rusisë.

NATO-ja e ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë që sistemi të udhëhiqej së bashku.
XS
SM
MD
LG