Ndërlidhjet

Jim Jong Kim – i nominuari i Obamës për shef të Bankës Botërore


Presidenti Obama e paraqet të nominuarin e tij, Jim Jong Kim, për president të Bankës Botërore
Presidenti Obama e paraqet të nominuarin e tij, Jim Jong Kim, për president të Bankës Botërore
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka nominuar ekspertin për mjekësi dhe zhvillim global, Jim Jong Kim, për ta udhëhequr Bankën Botërore.

Ky person, që në moshën 5 vjeçare kishte emigruar nga Koreja Jugore në Shtetet e Bashkuara, është mjek i diplomuar në Harvard, i cili ka shërbuar si drejtor i Departamentit për AIDS në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Duke e shpallur nominimin, presidenti Obama u tha gazetarëve se “është koha për një profesionist të zhvilluar që ta udhëheq agjencinë më të madhe botërore për zhvillim”.

Shtetet e Bashkuara zakonisht e nominojnë presidentin e Bankës Botërore, ndërsa Evropa e cakton shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Banka Botërore, me 187 anëtarë, fokusohet në luftimin e varfërisë dhe promovimin e zhvillimit, duke ndihmuar me kredi.

Zyrtarët besojnë se përvoja e zotit Kim, do t’i kundërshtoj kritikat e vendeve në zhvillim se Shtetet e Bashkuara e kontrollojnë presidencën e Bankës Botërore.

Presidenti aktual i Bankës Botërore, Robert Zellik, do të tërhiqet në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG