Ndërlidhjet

logo-print

Papa: Kuba ta gjejë një model tjetër nga komunizmi


Papa Benedikti i 16-të

Papa Benedikti i 16-të

Papa Benedikti i 16-të ka kërkuar që Kuba ta gjejë një model të ri për ta zëvendësuar ideologjinë komuniste.

Këto komente Papa i bëri në aeroplan, gjatë fluturimit nga Roma për në Meksikë dhe Kubë.

Papa theksoi se “është evidente se ideologjia marksiste, ashtu siç është konceptuar, tashmë nuk i përgjigjet realitetit”.

Kuba është shtet me regjim marksist – komunist prej vitit 1961.

Në këtë aspekt, Papa Benedikti i 16-të tha se Kisha Katolike është e gatshme të ndihmoj “në frymën e dialogut”.

Papa, poashtu, e ka dënuar dhunën e drogës, nga e cila janë vrarë më se 47 mijë njerëz në Meksikë, prej vitit 2006.

Prej nesër e deri më 26 të këtij muaji, Papa qëndron për vizitë në Meksikë, e pastaj e vazhdon turnenë me vizitën në Kubë, deri më 28 mars.
XS
SM
MD
LG