Ndërlidhjet

Josipoviq: Drazha Mihailloviq ishte kriminel lufte


Ivo Josipoviq, presidenti i Kroacisë
Ivo Josipoviq, presidenti i Kroacisë
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka vlerësuar sot se procesi për rehabilitimin e Drazha Mihailloviqit, i cili po vazhdon në Serbi, është i dëmshëm dhe në kundërshtim me faktet historike.

“Ky proces, nëse përfundon ashtu siç parashohin mediat, do të jetë një hap i madh prapa në raport me Luftën e Dytë Botërore dhe antifashizmin”, u tha Josipoviq gazetarëve në Zagreb dhe ka shtuar se, megjithatë, duhet të pritet përfundimim i procesit në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Zoti Josipoviq ka theksuar se procesi për rehabilitimin e liderit çetnik nga Lufta e Dytë Botërore, është në kundërshtimm me faktet.

“Ai ishte kriminel lufte, ndërsa lëvizja çetnike ishte lëvizje kuislinge kriminele”, theksoi Ivo Josipoviq, president i Kroacisë.
XS
SM
MD
LG