Ndërlidhjet

Prokurori kërkon që Dik Marti të dëshmojë në rastin “Medicus”


Prokurori special i BE-së, Xhonatan Ratel, largohet nga ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

Prokurori special i BE-së, Xhonatan Ratel, largohet nga ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

Prokurori special i Bashkimit Evropian, Xhonatan Ratel, në seancën e sotme të procesit gjyqësor për trafikim organesh, që po mbahet në Prishtinë, i njohur si rasti “Medicus”, ka kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit, të thirret Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës.

“Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se ai (Dik Marti) mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori Ratel.

Ndaj propozimit të prokurorit Ratel, ka reaguar mbrojtja, e cila e ka kundërshtuar atë, duke thënë se nëse Dik Marti ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast penal, atëherë gjykimi do ta humbë esencën e penales dhe do të shndërrohet në çështje politike.
XS
SM
MD
LG