Ndërlidhjet

Shqipëri: Homoseksualët planifikojnë parakalim në kryeqytet


Pamje nga një paradë e homoseksualëve

Pamje nga një paradë e homoseksualëve

Organizatat e homoseksualëve në Shqipëri sot i kanë shpallur planet për mbajtjen e paradës së parë të tyre në Tiranë, më 17 maj.

“17 maji do të jetë ditë speciale pasi flamuri i homoseksualëve, i lesbikeve dhe i biseksualëve, do të valojë për të parën herë në Tiranë”, tha Altin Hazizaj, nga organizata Ambasada Pink, me anë të një kumtese për media.

Zëvendësministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Ekrem Spahiu, ka reguar ndaj këtij plani.

“Komenti im i vetëm është se kjo paradë e homseksualëve është e tillë, që ata duhet të rrahen me shkopinjë”, tha Spahiu.

Por, zëdhënësi i një organizate anti-diskriminuese të homoseksualëve, Kristi Pinderi, tha se ftesa e Spahiut “është thirrje për dhunë” dhe ka paralajmrëuar se ai do të përballet me proces gjyqësor, raporton agjencia AFP nga Tirana.

Organizatatat për të drejtat e njeriut thonë se homoseksualët ballafaqohen me dhunë dhe diskriminim.

Në Shqipëri, Ligji që e ndalon diskriminimin në bazë të preferencës seksuale, është miratuar në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG