Ndërlidhjet

SHBA: Lejohet vazhdimi i ndihmës ushtarake për Egjiptin


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do të lejoj 1.3 miliardë dollarë të Shteteve të Bashkuara për ndihmë ushtarake në Egjipt, pasi janë larguar kufizimet legjislative lidhur me progresin e këtij vendi kah demokracia.

Nëpërmjet një kumtese, zëpdhënësja e Departametit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se vendimi ishte bërë “në bazë të interesave të sigurisë kombëtare amerikane”, por duke pasur parasysh se “më tepër punë duhet të bëhet për mbrojtjen e të drejtave universale dhe lirive”.

Në kumtesë theksohet, poashtu, se vendimi paraqet sinjal të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, për “rolin e qëndrueshëm si partner i sigurisë” i Egjiptit.

Por, goditja aktuale ndaj forcave pro-demokratike, përfshirë edhe disa OJQ amerikane, nga liderët ushtarakë të këtij vendi, i ka shtyrë disa ligjvënës që të shprehin dyshim për ndihmën ushtarake.
XS
SM
MD
LG