Ndërlidhjet

Evropa përballet me "lloj të ri terrorizmi"


Nga aksioni i policisë franceze në përpjekje për të zënë Muhamed Merahun
Nga aksioni i policisë franceze në përpjekje për të zënë Muhamed Merahun
Evropa përballet me një kërcënim të ri “xhihadist” nga terroristët e rritur brenda vendeve evropiane.

Rob Ueinrajt, kreu i Europolit tha se lloji i ri e terrorit islamik në Evropë është “më shumë i decentralizuar dhe i vështirë të gjurmohet”.

Komentet e Ueinrajtit për aggjencinë e lajmeve Associated Press vijnë pasi që një francez me prejardhje algjeriane vrau ushtarë, fëmijë hebre dhe një rabin në Francë, në një periudhë kohore prej 9 ditësh.

Muhamed Merah vdiq më 22 mars gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në apartamentin e tij në Tuluz, ku edhe ishte ngujuar.

Ueinrajt e sheh një ndikim të fshehtë të Al Kaidës në sulmet e Francës.
XS
SM
MD
LG