Ndërlidhjet

Papa arrin në Meksikë


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti ka arritur në Meksikë, duke filluar kështu udhëtimin gjashtëditor në Amerikën Latine.

Benedikt ka ateruar në qytetin e Silaos, ku është pritur nga presidenti Felipe Kalderon dhe zonja e parë Margarita Zavala.

Para arritjes, Benedikt u ka kërkuar meksikanëve që të mposhtin “adhurimin ndaj parave”, që kanë burimin nga droga.

Që nga aksioni I qeverisë kundër karteleve të drogës nisur më 2007 e deri më tash kanë vdekur 47 mijë njerëz.

Papa Benedikti po ashtu do të vizitojë edhe Kubën.

Para kësaj vizite, Papa i kërkoi Havanës që ta lë prapa marksizmin, që sipas tij “nuk përkon më me realitetin.”
XS
SM
MD
LG