Ndërlidhjet

logo-print

Ngatërrohet parodia e Boratit me himnin kazak


Kampionja kazake Maria Dimitrienko merr medaljen e artë në Kampionatin e Qitjes

Kampionja kazake Maria Dimitrienko merr medaljen e artë në Kampionatin e Qitjes

Organizatorët e ceremonisë së dhënies së medaljes në kampionatin e qitjes kanë kërkuar ndjesë pasi që kanë lëshuar gabimisht një këngë nga flimi komik Borat, në vend të himnit kombëtar të Kazakistanit.

Incidenti ndodhi në Kampionatin Ndërkombëtar Sportiv të Qitjes në Kuvajt.

Kënga parodike që portretizon kazakët si të prapambetur është lëshuar në transmetim të premten, përderisa kampionja kazake Maria Dimitrienko merrte medaljen e artë.

Trajneri Anvar Junusmetov tha se organizatorët kishin marrë gabimisht parodinë nga interneti.

Kënga është marrë nga filmi Borati i Sasha Baron Kohenit, film ky i cili pat zemëruar popullin në Kazakistan dhe ka qenë i ndaluar në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG