Ndërlidhjet

logo-print

Ban i tërheq vërejtjen Phenianit


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i kërkoi Koresë Veriore që të rishqyrtojë lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi. Komentet e Banit u bënë të shtunën gjatë një takimi me presidentin e Korëse Jugore, Li Mjung-bak në Seul.

Korea Veriore ka bërë publike planet për të lansuar raketën me rreze të gjatë veprimi, që do ta vinte satelitin në orbitën e Tokës, por SHBA dhe Koreja e Jugut firkësohen se qëllimi kryesor i lansimit është testimi eventual i raketës për bartjen e kokave nukleare.

Ban gjendet ne Seul për të marrë pjesë në Samitin për Sigurinë Bërthamore, që mbahet në javën e ardhshme.

Më shumë se 50 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samitin që zhvillohet të hënën dhe të marten.
XS
SM
MD
LG