Ndërlidhjet

logo-print

Jansha akuzohet për shpifje


Kryeministri slloven, Janez Jansha

Kryeministri slloven, Janez Jansha

Një gjykatë e Lubjanës ka ngritur aktakuzë për shpifje kundër kryeministrit slloven Janez Jansha.

Gazeta sllovene Delo raporton se aktakuza ka të bëjë me akuzat e kryeministrit ndaj prokurores Branka Zobec Hrastar, se ka falsifikuar provat dhe se ka shpërdorur detyrën zyrtare në një rast të ryshfetit, që kishte lidhje me një marrëveshje në vlerë prej 278 milionë eurosh të nënshkruar nga qeveria e Janshës dhe kompania finlandeze Patria në vitin 2006.

Jansha ka marrë pjesë në procesin gjyqësor “Patria”, por ka hedhur poshtë rastin dhe akuzat ndaj tij i ka quajtur të rreme.

Gazeta Delo tha se gjykata e qarkut e Lubjanës ka konfirmuar aktakuzën e ngritur kundër Janshas nga avokati Franci Matozi dhe nga një “person tjetër i paidentifikuar” për shpifje dhe akuza të rrema ndaj prokurores Zobec Hrastar.
XS
SM
MD
LG