Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia kurrë më në luftë


Presidenti serb, Boris Tadiq
Presidenti serb, Boris Tadiq
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë sot se Serbia duhet të bëjë gjithçka që të mos përfshihet sërish në luftë.

Ai i ka bërë këto komente ne 13 vjetorin e intervenimit ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe.

Tadiq ka thënë se sulmi i NATO-s ka qenë kundër Serbisë dhe popullit serb.

“Krejt çka bëjmë në të ardhmen duhet të bëhet në atë rrugë që më kurrë të mos përfshihemi në kurrfarë lufte, duke ruajtur pikësëpari jetët e njerëzve dhe tokën tonë”, ka thënë Tadiq në përvjetorin e 13-të të bombardimit të NATO-s.

NATO nisi më 24 mars të 1999-ës ndërhyrjen ushtarake ndaj caqeve serbe në përpjekje për të ndalura aksionet e përgjakshme të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare të Kosovës.

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë.
XS
SM
MD
LG