Ndërlidhjet

Gratë deputete nderojnë Jahjagën


Nga ceremonia e ndarjes së mirënjohjes...
Nga ceremonia e ndarjes së mirënjohjes...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nderua me mirënjohje nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, për angazhimin dhe punën e saj, thuhet në një njoftim për media të kabinetit rë presidnetes.

Në emër të Grupit të Grave Deputete mirënjohjen Presidentes Jahjaga ia ndau deputetja Teuta Sahatçija, e cila tha se "mirënjohja i ndahet Presidentes për përgjegjshmëri, maturi e kujdes për shtetin dhe qytetarët."

“Për angazhimin tuaj për rastin si ai i rrezikimit të kuotës gjinore, të emërimit të ambasadorëve, për përkrahje të javës së gruas e shumë gjëra të tjera, dëshirojmë t’ju falënderojmë dhe të shprehim respektin tonë me një mirënjohje”, tha Sahatçija.

Mirënjohja e Grupit të Grave Deputete Presidentes Jahjaga iu dha në përmbyllje të Javës së Gruas, të organizuar nga NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete dhe në mbështetje të USAID.

Presidentja Jahjaga, duke i falënderuar Grupin e Grave Deputete për mirënjohje tha se atë e ndanë së bashku me to dhe me të gjitha gratë në Kosovë.

"Falë punës së palodhshme dhe sakrificave të gjeneratave të tëra të grave para nesh, sot me krenari marrim pjesë si të barabarta në ndërtimin e vendit dhe përparimin e shoqërisë sonë. Këtë çmim e pranoj si shtytje dhe inkurajim që të vazhdoj punën time për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqërinë tonë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të përparojë pa përparimin e gruas”, tha në fjalën e saj falënderuese, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG