Ndërlidhjet

logo-print

Pasaporta të falsifikuara kroate në duar të "Klanit të Zemunit"


Ilustrim

Ilustrim

Policia ka arrestuar 6 persona, ndërsa për njërin ka lëshuar fletarrestim nën dyshimin se kanë falsifikuar dhe shitur pasaporta kroate, njoftojnë mediat në Kroaci.

Pas marrjes në pyetje, policia arrestoi gjashtë persona të dyshuar për falsifikim pasaportash disa prej të cilave kanë përfunduar në duart e anëtarëve të nëntokës serbe dhe malazeze në mesin e të cilëve edhe për disa anëtarë të të ashtuquajturit ”Klanit të Zemunit”, ka njoftuar Jelena Bikiq, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë.

Në mesin e të dyshuarve ka policë, shërbyes civilë të Ministrisë së Brendshme dhe punonjës të konsullatës kroate.

Nga hetimi është zbuluar se që nga viti 2006 deri në vitin 2010 janë falsifikuar dhe shitur 50 pasaporta kroate.

Çmimi i pasaportave ka shkuar nga 10 deri në 15 mijë euro, por për këtë ende nuk ka konfirmime zyrtare.
XS
SM
MD
LG