Ndërlidhjet

Ushtria turke vret 15 gra kryengritëse kurde


Protestë e grave kurde në Stamboll, 2011

Protestë e grave kurde në Stamboll, 2011

Zyrtarët turq thanë se 15 kryengritës janë vrarë në përleshjet mes forcave truke të sigurisë në juglindje të vendit.

Zyrtarët thanë se viktimat janë gra, pjesëtare të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit(PKK), të cilat luftojnë për autonomi nga Ankaraja.

Përleshjet shpërthyen, ndërsa mijëra forca të sigurisë kanë nisur një ofensivë masive kundër lëvizjes, e cila i ka disa njësi që përbëhen vetëm nga gratë.

Incidenti vjen ndërsa përleshje të ngjashme janë zhvilluar të premten, në të cilat kanë mbetur të vdekur 7 policë dhe 6 kryengritës.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia dhe SHBA-ja. Konflikti me qeverinë turke ka nisur në vitin 1984 dhe që nga atëherë thuhet se kanë vdekur rreth 45 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG