Ndërlidhjet

Presidenti amerikan Barak Obama është nisur për në Korenë Jugore për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar për luftimin e terrorizmit potencial bërthamor.

Më shumë se 50 liderë botërorë pritet të mblidhen të hënën dhe të martën.

Vizita e Obamës vjen në kohën kur janë rritur tensionet me Korenë Veriore, e cila ka bërë të ditur se planifikon të lansojë një raketë me rreze të gjatë veprimi.

SHBA ka thënë se plani rrezikon marrëveshjen me SHBA-të për furnizim me ushqim.

Ndalesa e parë e Obamës të dielën në mëngjes do të jetë në zonën e demilitarizuar, që ndan Korenë Veriore prej asaj Jugore.
XS
SM
MD
LG