Ndërlidhjet

Rasti i Tuluzit, Sarkozi mbron policinë


Pjesëtarë të njësisë speciale franceze, RAID
Pjesëtarë të njësisë speciale franceze, RAID
Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka mbrojtur policinë që ka qëlluar për vdekje sulmuesin Muhamed Merah, pas rrethimit 32 orësh në qytetin e Tuluzit.

“Nuk do ta lejojë askë që ta vë në pikëpyetje nderin e RAID-it(njësisë speciale të policisë) dhe forcave që sollën fundin e veprimeve monstruoze të këtij idnividi”, citon agjencia France Press, presidentin Sarkozi.

Policia franceze ka thënë se Merah ëshët autor I vrasjes së tre fëmijëve hebre, një rabinit si dhe tre ushtarëve në një periudhë kohore prej nëntë ditësh.

Para se të vdiste, në negociatat me zyrtarët francezë, Merah ka pranuar se ai është përgjegjës për vrasjet e fundit dhe se i ka bërë ato për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.

Merah po ashtu ka pohuar se ka lidhje me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG