Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 25 marsin në vite…


Ilustrim
Ilustrim
1957 - U nënshkrua Traktati i Romës, që parashikonte krijimin më 1 janar 1958 të tregut të përbashkët në Evropë.

1867 - Lindi dirigjenti italian, Arturo Toskanini. Ai ishte drejtor i shtëpive operistike "La Skala" dhe "Metropolitan", si dhe dirigjent në orkestrën simfonike NBC.

1911 - 146 vajza të reja dhe gra, kryesisht hebraike dhe italiane gjetën vdekjen nga zjarri që përfshiu fabrikën Triangle Shirtuaist Co në Nju Jork.

1918 - Vdiq kompozitori francez Klod Debysi. Muzika e tij u cilësua si "impresionizmi muzikor" që eksploroi rrugët e shprehjes.

1924 - U përmbys mbreti Jorgos i Greqisë dhe vendi u shpall republikë.

1941 - Jugosllavia hyri në Paktin Trepalësh, një aleancë ushtarake e drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë.

1947 - Lindi këngëtari, kantautori dhe pianisti anglez, Elton John.

1949 - "Hamleti" i Lorenc Olivierit fitoi pesë çmime “Oskar” dhe ishte filmi i parë britanik që fitoi një dekoratë akademike.

1975 - Mbreti i Arabisë Saudite, Faisal, u vra nga nipi i tij, princi Faisal. Ai u zëvendësua nga vëllai i tij, Haled Ibn Abdul-Aziz.

1996 - Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Traktatin për një zonë pa armë bërthamore në Paqësorin Jugor.(z.p.)
XS
SM
MD
LG