Ndërlidhjet

Obama në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve


Presidenti amerikan Barak Obama në Zonen e Demilitarizuar mes dy Koreve

Presidenti amerikan Barak Obama në Zonen e Demilitarizuar mes dy Koreve

Presidenti amerikan Barak Obama ka vizituar Zonën e Demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ai ka shkuar në një postbllok vëzhgues në kufi dhe ka takuar trupat amerikane.

Gjatë ditës së diel ai do të zhvilloje bisedime në Seul.

Obama do të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar mbi kërcënimet potenciale të terrorizmit nuklear dhe mënyrat se si të luftohet ai.

Më shumë se 50 liderë pritet të marrin pjesë në samitin, që i zhvillon punimet të hënën dhe të martën.

Vizita e Obamës vjen në kohën kur janë rritur tensionet me Korenë Veriore, e cila ka bërë të ditur se planifikon të lansojë një raketë me rreze të gjatë veprimi.

SHBA ka thënë se plani rrezikon marrëveshjen me SHBA-të për furnizim me ushqim.
XS
SM
MD
LG