Ndërlidhjet

Xhibril: Perëndimi braktisi Libinë


Ish kryeministri i Libisë, Mahmud Xhibril
Ish kryeministri i Libisë, Mahmud Xhibril
Ish kryeministri i Libisë ka shprehur shqetësimin se Perëndimi e ka “braktisur” vendin e tij, pas rënies së ish liderit, Muamer Gadafit në vitin e kaluar.

Mahmud Xhibril, duke folur në Bruksel, ka tërhequr vërejtjen se vakuumi politik dhe i sigurisë në Libi dhe kushtet aktuale, mund t’i sjellin ekstremistët në pushtet.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Eshton nuk është pajtuar me komentet e Xhibrilit, i cili ka dhënë dorëheqje në tetorin e kaluar, pasi që shërbeu si kryeministër i përkohshëm në Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve.

Eshton ka thënë se përkushtimi për Libinë “vazhdon abolutisht” për të shtuar se ndihma për zhvillimin e vendit po ashtu do të vazhdojë.

Libia me institucionet e saj të dobëta, përballet me sifdat e post-konfliktit, përfshrirë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga disa personalitete në lindje të Libisë, që ka rritur frikën se mund të çojë në ndarjen e vendit.
XS
SM
MD
LG