Ndërlidhjet

logo-print

Santorum fiton Luizianën

  • RFE /RL

Rik Santorum

Rik Santorum

Në Shtetet e Bashkuara gara për përzgjedhjen e kandidatit republikan për të sfiduar presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale ka lëvizur në shtetin jugor të Luizianës.

Mediat amerikane raportojnë se Rik Santorum, ish-senatori amerikan nga Pensilvania ka fituar në Luizianë.

Kjo i jep Santorumit fitoret në 11 shtete, shumica nga to shtete konservatore në jug të vendit. I dyti ka dalë Mit Romni, i cili pavarësisht humbjes, mbetet kandidati kryesor, duke udhëhequr me një margjinë të gjerë në rrafshin kombëtar.(a.i.)
XS
SM
MD
LG