Ndërlidhjet

Slloveni, referendum për të drejtat e homoseksualëve


Ilustrim
Ilustrim
Sllovenët votojnë të dielën në referendumin mbi një ligj, që iu jep çifteve homoseksuale të drejtat e njëjta si çifteve të martuara heteroseksuale.

Organizatat konservatore, të mbështetura nga Kisha Katolike, kanë sfiduar Kodin e ri të Familjes, të miratuar në qershorin e vitit 2011 duke mbledhur 40 mijë nënshkrime të nevojshme për të kërkuar referendum, në lidhje me zbatimin e ligjit në fjalë.

Nën kodin në fjalë, çiftet homoseksuale mund të regjistrojnë partneritetin e tyre dhe të kenë status legal sikurse një martesë, në lidhje me çështjet pronësore, trashëgiminë dhe të drejtat spitalore.

I vetmi përjashtim është birësimi.

Nën kodin e ri, një partner mund të adaptojë fëmijën e tjetrit, por një çift homoseksual nuk mundet të birësojë një fëmijë.

Kundërshtarët e ligjit, thonë se ai e devalvon institucionin e familjes.
XS
SM
MD
LG