Ndërlidhjet

Obama paralajmëron Phenianin


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama ia ka tërhequr vërejtjen Koresë Veriore se nuk “do të arrijë asgjë me kërcënime apo provokime”.

Paralajmërimet vijnë në kohën kur Koreja Veriore po përgatitet që të lansojë një raketë me rreze të gjatë veprimi, për të cilën Pheniani tha se do ta vë një satelit në orbitë.

Obama bëri komentet gjatë takimit me homologun jug-korean Li Mjung-bak, para samitit global për sigurinë bërthamore.

Obama ka vizituar zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ai do të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar mbi kërcënimet potenciale të terrorizmit nuklear dhe mënyrat se si të luftohet ai.

Më shumë se 50 liderë pritet të marrin pjesë në samitin që i zhvillon punimet të hënën dhe të martën.
XS
SM
MD
LG