Ndërlidhjet

logo-print

Kompensohen familjet afgane


Rreshteri Robert Bejls

Rreshteri Robert Bejls

Një zyrtar afgan ka deklaruar se familjet afgane të afërmit e të cilëve u vrane nga një ushtar amerikan më 11 mars në Kandahar, u janë dhënë kompensime në të holla.

Zyrtarët e qeverisë afganë kanë thënë se familjet e viktimave kanë marrë nga 50 mijë dollarë për secilin të vdekur, kurse familjet e personave të plagosur janë paguar me nga 11 mijë dollarë.

Në Kabul, një zëdhënës i misionit të NATO-s, ISAF, nuk ka pranuar të konfirmojë ndonjë pagesë lidhur me këtë çështje.

Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreshteri Robert Bejls u akuzua të premten me 17 akuza për vrasje të paramenduara.

Më 11 mars Beljls ka vrarë 17 persona.
XS
SM
MD
LG