Ndërlidhjet

Paneli kushtetues i Egjiptit me shumicë islamike


Parlamenti i Egjiptit

Parlamenti i Egjiptit

Islamistët e Egjiptit do të përbëjnë 60 për qind të panelit 100 anëtarësh që është emëruar pë të hartuar kushtetutën e re, e cila do të vendosë për rolin e islamit në shtet dhe për të drejtat e minoriteteve.

Emrat e panelit janë bërë publikë nga parlamenti të dielën, duke vënë në pah se pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane për Liri dhe të Partisë së Drejtësisë si dhe salafistët radikalë përbëjnë shumicën e panelit.

Anëtarët e parlamentit votuan për të zgjedhur anëtarët e panelit të shtunën.

Kushtetuta e re do të vendosë edhe për kompetencat e presidentit dhe të ardhmen e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG