Ndërlidhjet

Komuniteti fetar shqiptar kundër paradës homoseksuale


Ilustrim
Ilustrim
Liderët fetarë të Shqipërisë kanë kritikuar mbajtjen e paradës së homoseksualëve duke thënë se kjo paraqet “rrezik” për shoqërinë.

“Demonstratat e tilla publike janë abuzim me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe paraqesin rrezik për moralin dhe traditën e familjes shqiptare”, ka thënë zëdhënësi i
komunitetit mysliman Agron Hoxha.

Edhe Kisha Katolike kundërshton paradën e planifikuar të mbahet në Tiranë me 17 maj.

Zëdhënësi Gjergj Meta ka thënë se “homoseksualiteti është kundër rendit natyror dhe moralit të shoqërisë”.

Në popullatën prej 3.2 milionë banorësh të Shqipërisë, shumica janë myslimanë, por ka numër të konsiderueshëm edhe të katolikëve dhe ortodoksëve.

Organizatat e homoseksualëve në Shqipëri shpallën planet për paradën të premten.
Shqipëria ka miratuar një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të preferencës seksuale në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG