Ndërlidhjet

Misioni i Ananit, "shansi i fundit" për Sirinë


Presidenti rus Dimitri Medvedev takon të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan, Moskë, 25 mars, 2012
Presidenti rus Dimitri Medvedev takon të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan, Moskë, 25 mars, 2012
Presidenti rus Dimitri Medvedev ia tërhoqi vërejtjen Damaskut se ndërmjetësimi i të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan në krizën në Siri “mund të jetë shansi i fundit për Sirinë që të shmangë një luftë të stërzgjatur të përgjakshme civile”.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë po ashtu Medvedevin t’i ketë thënë Ananit se Rusia do të ofrojë “mbështetje të plotë në çdo nivel” për misionin e Ananit.

Anan është në Moskë për të kërkuar mbështetjen ruse për përpjekjet e tij për të siguruar një armëpushim.

Para bisedimeve, Kremlini tha se do të jetë vështirë që të ndalohet dhuna “derisa nuk ndalohet mbështetja e jashtme politike dhe armatosja për opozitën”.

Ndërkohë, forcat siriane raportohet se kanë qëlluar me armë të rënda në drejtim të qytetit të Homsit, duke lënë të vrarë 24 persona.
XS
SM
MD
LG