Ndërlidhjet

Drashkoviq: Serbia po vritet për hir të një mirazhi


Vuk Drashkoviq gjatë fushatës në Serbi...
Vuk Drashkoviq gjatë fushatës në Serbi...
Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, ka thënë se qytetarët e Serbisë tash e 12 vjet, çdo sekondë paguajnë nga 20 euro për të ruajtur “sovranitetin e hequr” ndaj Kosovës.

Ai ka shtruar pyetjen se çka është duke ndodhur me elitën politike, kur
është vetëm koalicioni parazgjedhor “Ndryshimi,” ai që, sipas tij “kërkon të ndalohet vrasja e Serbisë për hir të ruajtjes së asaj që është vetëm mirazh”.

Drashkoviq shtron pyetjen se si mendon Serbia që me këtë elitë politike të synojë fare hyrjen në Bashkimin Evropian.

“Po ta kishte dëgjuar ‘Ndryshimin’, Serbia qysh në muajin dhjetor do të merrte datën për fillimin e negociatave me BE-në”, ka thënë Drashkoviq.

Ai ka vlerësuar se “ nuk mund të ndërtohet një Serbi evropiane mbi themelet e Serbisë së Millosheviqit”.

Drashkoviq i ka bërë këto komente në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Serbi.(a.i.)
XS
SM
MD
LG