Ndërlidhjet

Proteston opozita bjelloruse


Protestë e opozitës bjelloruse në MInsk, 25 mars, 2012

Protestë e opozitës bjelloruse në MInsk, 25 mars, 2012

Rreth 2 mijë mbështetës të opozitës bjelloruse janë mbledhur në Minsk në tubimin e parë të lejuar, që kur presidenti Aleksandër Lukashenka ndërmori masa kundër protestave që kundërshtonin zgjedhjen e tij të diskutueshme, në vitin 2010.

Protestuesit janë mbledhur në periferi të kryeqytetit në një marsh politik për nder të “Ditës së Lirisë”- një festë jozyrtare e shtetit të pavarur bjellorus që u themelua në vitin 1918.

Opozita ka shfrytëzuar tubimin për të protestuar kundër regjimit të Lukashenkos.

Protestat e tilla kanë qenë të ndaluara që nga viti i kaluar.

Protesta është mbajtur nën masa të ashpra të policisë.

Aktivistët kanë mbajtur parulla si “Liri për të burgosurit politikë” dhe “Lukashenkos i ka ardhur fundi”.

Bashkimi Evropian u pajtua të premten për zgjerimin e sanksioneve kundër Bjellorusisë- përfshirë ngrirjen e aseteve të kompanive dhe ndalimin e hyrjes në BE të disa zyrtarëve bjellorusë.
XS
SM
MD
LG