Ndërlidhjet

Arrestohen dhjetëra opozitarë rusë


Protestë e opozitës ruse
Protestë e opozitës ruse
Policia në Shën Petersburg ka arrestuar më shumë se 10 protestues që u përpoqën të marshojnë drejt avenysë kryesore të qytetit, pas një tubimi opozitar.

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në tubimin për të shprehur kundërshtitë ndaj kryeministrit Vlladimir Putin, i cili në maj fillon mandatin 6 vjeçar si president.

Protestuesit kanë brorhoritur parulla si “Putini është hajn” e “Rusia pa Putinin”.

Në Moskë policia tha se i ka arrestuar 30 opozitarë afër Sheshit të Kuq, në përpjekje për të penguar protestën e tyre.
XS
SM
MD
LG