Ndërlidhjet

FIFA-n e pret një raport i "ashpër"


Logo e FIFA-s
Logo e FIFA-s
Eksperti kundër korrupsionit i angazhuar nga FIFA ka thënë se do të përgatisë një raport të “ashpër” për trupin qeverisës botëror të futbollit.

Mark Pieth i ka thënë agjencisë Associated Press se do të ishte mençuri nga ana e tij, po që se presidenti i FIFA-s, Sep

Blater i pranon ië gjitha propozimet e panelit 13 anëtarësh, në të cilin hyjnë zyrtarë të futbollit, sponsorë dhe ekspertë për qeverisje të pastër.

“Do të jetë shumë i ashpër. Janë disa çështje për të cilat duhet negociata të vështira”, ka thënë profesori zviceran i së drejtës, Mark Pieth.

Paneli i Piethit, i quajtur Komisioni i Pavarur i Qeverisjes, ka shqyrtuar kapitujt më të errët të së kaluarës së fundit të FIFA-s, përfshirë mitmarrjen dhe manipulimin e votave në vitin 2018 dhe 2020 në garat për Kupën Botërore si dhe për zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG